PAGA MË E ULËT 220 EURO, PAGA MESATARE 590 EURO, NGA “VAN HOLL” NUK TREGOJNË SA PARA KANË MARRË NGA SHTETI

862
0
SHPËRNDAJE

Kompanitë maqedonase ende nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm t’u përgjigjen nevojave të investitorëve të huaj, deklaruan sot nga firma Van Holl me rastin e vizitës së organizuar të mediave në punëtorinë e tyre ku prodhohen autobusë. Bashkëpunimi ndërmjet firmave vendore me ato të huaja edhe më tej bazohet kryesisht në veprimtaritë për ofrim të shërbimeve.

Firma Van Holl nga vendi blen pjesë të çelikta dhe akumulatorë dhe për këtë arsye u realizua takim me një pjesë të kompanive me qëllim rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë.  Sipas të dhënave, kjo kompani ka lidhje afariste me rreth 200 firma nga vendi, por kjo sipas drejtuesve të kompanisë Van Holl nuk është e mjaftueshme.

“Niveli i bashkëpunimit është 10% nga qarkullimi i përgjithshëm, por kjo nuk është e mjaftueshme. Shpresoj se ky bashkëpunim do të rritet. Për këtë do të këmbëngulim edhe tek institucionet edhe tek firmat e vendit”, u shpreh Avram Stoçevski, Drejtor i përgjithshëm i “Van Holl”.

Drejtori i përgjithshëm i firmës Van Holl nuk zbuloi se sa para ka marrë nga shteti kjo kompani në formë të mbështetjes financiare, por thotë se mjetet nuk e kanë tejkaluar shumën prej 50% nga investimi i përgjithshëm.

“Paga minimale në këtë fabrikë është 220 euro, ndërsa ajo mesatare është rreth 600 euro. Pikërisht forca e lirë punëtore ka qenë një nga arsyet që kjo kompani ka investuar në Maqedoni”, tha Ile Petrevski, gazetar.

Stojçevski konsideron se kushtet e punës në këtë firmë janë në nivel të lartë, ndërsa punëtorët mund lirisht të formojnë shoqatë sindikale nëse konsiderojnë se kjo është e nevojshme.

“Te ne nuk ka sindikatë. Unë nuk mund të flas në emër të punëtorëve. Ata mund lirisht të organizojnë sindikatë nëse këtë e bëjnë sipas rregullave ligjore. A e inkurajojmë ne këtë në mënyrë indirekte? Po!”, tha Stovçevski.

Kohëve të fundit, liderët e sindikatave gjithnjë e më shpesh shprehen se do të angazhohen për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve të kompanive që gjenden në zonat industriale. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë thotë se menjëherë pas formimit të qeverisë së re, do të kërkoj ndryshime në ligjin e punës me qëllim përmirësimin e kushteve dhe rritjen e rrogave për punëtorët që punojnë në zonat industriale.

“Theks të veçantë do të vëmë në formimin e organizatave të reja sindikale tek firmat që gjenden në zonat industriale, të cilat sindikata do të angazhohen në lidhjen e marrëveshjeve kolektive në të cilat do të parashikohen përmirësim të kushteve të punëtorëve. Të punësuarve në këto zona do t’u mundësohet mbrojtje ligjore dhe financiare gjatë procesit të avancimit të të drejtave të marrëdhënieve të punës”, tha Darko Dimovski, nga LSM.

Në dhjetë vitet e fundit, qindra kompani u paralajmëruan se do të kenë efekt të rëndësishëm mbi ekonominë e vendit. Por, hulumtimi i fundit i rrjetit BIRN tregon se kjo është larg së vërtetës. Investimet kanë qenë 7 herë më të ulëta nga sa ishte paralajmëruar, ndërsa niveli i punësimit ka qenë 3 herë më i ulët nga sa ishte premtuar fillimisht. Nga 138 investimet e paralajmëruara, për momentin janë realizuar vetëm 51.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU