OPM ME MASA DHE PROPOZIME DERI TE INSTITUCIONET SHTETËRORE, KRIZA POLITIKE NDIKON TEJET NEGATIVISHT MBI BIZNES KLIMËN

883
0
SHPËRNDAJE

Problemi më i madh në sektorin e biznesit në Maqedoni është jo stabiliteti politik. Ajo ka ndikim tejet negativ, thotë kryetari i Organizatës së punëdhënësve në Maqedoni, Angel Dimitrov. Sipas tij, liderët politikë duhet të jenë më të vëmendshëm dhe mos të lejojnë që kriza të eskalojë.

“Nuk ka dyshim se jo stabiliteti politik ndikon negativisht mbi biznesin, ndikon keq edhe mbi bizneset ekzistuese duke i dekurajuar të zhvillohen akoma më shumë, të kërkojnë tregje të reja, t’i risin kapacitetet. Ndikon keq edhe mbi investimet e reja, pa dallim se a bëhet fjalë për kompanitë vendore ose të huaja. Në çdo rast, kriza politike është faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e një ekonomie”, tha Angel Dimitrov, Kryetar i OPM.

Sipas Dimitrovit, pavarësisht sjelljes së ligjeve të reja, nëse ato nuk implementohen, atëherë klima për të bërë biznes nuk mund të përmirësohet. Për këtë shkak biznesmenët e vendit dhe punëdhënësit, kanë dhënë disa rekomandime deri tek institucionet shtetërore. Disa nga rekomandimet kryesore dhe masat e propozuara janë sundimi i së drejtës, eliminimi i korrupsionit, eliminimi i konkurrencës jo të ndershme, qasje në financa, sigurim ligjor dhe rritje e kulturës për sipërmarrje.

Para disa ditëve Këshilli Evropian nëpërmjet projektit kundër krimit ekonomik dhe larjes së parave, do t’i ndihmojë Maqedonisë që t’i përforcojë kapacitetet e saja  institucionale. Ky projekt është  financuar dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian me 1.3 milionë euro.

“Rritja e shpejtë e tregut mundëson transferim të shpejtë të parave, me çka larja e parave bëhet më e rëndë. Që të mund të kemi sukses në luftën kundër larjes së parave duhet të punojmë së bashku. Për këtë shkak e fillojmë këtë projekt dhe do të vazhdojmë të përkrahim përpjekjet tuaj në këtë drejtim”, Jaromir Liviçek, Delegacion i BE-së.

Në rekomandimet politike bëjnë pjesë edhe masat të cilat kanë të bëjnë me kompanitë e vogla dhe të mesme. Sipas tyre, nuk duhet të stimulohen vetëm kompanitë e huaja, por edhe kompanitë e vendit, si edhe sipërmarrësit e ri.

Përgaditi: Armend Murseli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU