“OMER KALESHI – 55 VJET KRIJIMTARI” – 24 PIKTURA TË PIKTORIT SHQIPËTAR EKSPOZOHEN NË SHKUP

664
0
SHPËRNDAJE

“Shumë shumë jam i kënaqur dhe ju falënderohem gjithë miqve që kanë ardhur, shqiptarë, maqedonas, turq e të tjerë,  shumë jam i kënaqur”, u shpreh Omer Kaleshi, Piktorë.

Këto impresione i shpalosi piktori i mirënjohur shqiptar Omer Kaleshi me hapjen e ekspozitës me 24 pikturat e tij në galerinë Çifte Hamam në Shkup, të titulluar “Omer Kaleshi – 55 vjet krijimtari”. Ai tha se këto piktura do ti dhurohen komunës së Çairit.

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se shprehë mirënjohje të veçantë për piktorin Omer Kaleshi.

“Vetë arti i Omer  Kaleshit del jo vetëm si një kronikan i denjë dhe një rrëfyes i etapave dhe sfidave nëpër të cilat ka kaluar njerëzimi. Por njëkohësisht është edhe një dëshmi e mire bindëse për krijimin e veprave të mëdha”, tha Izet Mexhiti, Kryetar i komunës së Çairit.

Iniciatorët e kësaj ekspozite janë sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Sheapi dhe drejtoresha e Galerisë Nacionale të Maqedonisë, Dita Starova thanë se ky është një eveniment që respekton piktorin e madh Omer Kaleshi dhe veprën e tij.

“Omer Kaleshi është një nder i madh deri mase se është i joni dhe publiku tani më e di se është i joni dhe është në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë”, tha Dita Starova, Drejtoreshë e Galerisë së Arteve në Shkup.

Këto vepra javën tjetër do të promovohen në Institutin për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, që më pas ti dorëzohen komunës së Çairit.

Përgatiti: Vildane Ademi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU