ODA EKONOMIKE: NDRYSHIMI I SHPEJTË I LIGJEVE, PROBLEMI MË I MADH I BIZNESIT

845
0
SHPËRNDAJE

Ekonomia gri dhe ndryshimi i shpejtë i rregullativave ende janë problemi më i madh për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Maqedoni.

Siç u tha sot në konferencën për shtyp në Odën ekonomike, për firmat është veçanërisht e vështirë t’iu përshtaten ligjeve për marrëdhëniet e punës dhe për siguri dhe mbrojtje gjatë punës, ndërsa pengesa më të vogla iu janë edhe të drejtat dhe obligimet nga ligjet për politikë tatimore dhe doganore, mjedis jetësor dhe urbanizëm.

“”Për informim sa më të mirë të kompanive, por edhe për detektimin e problemeve të tyre, fillojmë me të a.q. info-sesione, gjithsej 18, në dhjetë qytete nëpër Maqedoni. Fillimi është pasnesër më 22 mars, me ngjarjen e parë informative në Veles. Sektorë kyç që do të përfshihen me analizat janë bujqësia, tekstili, ndërtimtaria, IKT dhe turizmi”, theksoi Jadranka Arizankovska, këshilltare e lartë në Odë.

Info-sesionet janë pjesë e projektit të USAID-it që e zbaton “Epiqendra Internacional” – Shkup në partneritet me Odën ekonomike të Maqedonisë, Oda për teknologji informatike dhe të telekomunikimit MASIT dhe Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. Grupi synues janë të gjitha ndërmarrjet mikro, start-ap, të vogla dhe të mesme, por nuk përjashtohet mundësia edhe për praninë e përfaqësuesve nga kompanitë e mëdha.

Ngjarjet informative do të mbahet deri më 7 qershor të këtij viti, në Veles, Kumanovë, Tetovë, Kavadar, Manastir, Strugë, Ohër, Strumicë, Shtip dhe Shkup.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU