Një lajm i keq për binjakun e Tokës

446
0
SHPËRNDAJE

NASA u dha fund spekulimeve dhe konfirmoi atë që përflitej më shumë këto orë; gjetjen e një planeti tmerrësisht të ngjashëm me Tokën.

Zbulimi i bërë nga teleskopi Kepler u publikua pasditen e së enjtes nga agjencia amerikane e hapësirës.

Planeti i ri është pagëzuar me emrin Kepler 452B.

Ai plotëson kushtet për të qenë një planet që strehon jetë. Është më i vjetër në moshë dhe rreth 60 përqind më i madh se planeti ynë.

Ky është ndryshimi kryesor.

Sa për të tjerat, Kepler 452B kryen një orbitë të plotë rreth yllit të tij për 385 ditë, 20 ditë më shumë nga sa i duhet Tokës për të njëjtin veprim.

Planeti i ri ndodhet në atë që shkencëtarët e quajnë zona e jetës, e thënë më thjeshtë, që një planet të mund të mbajë jetën duhet të rrotullohet rreth yllit të vet në një distancë të caktuar, as larg dhe as afër tij.

Sipas shkencëtarëve të NASA-s, ai përmban ujë, ndonëse më pak sesa planeti ynë, por mjaftueshëm për të vazhduar.

Kepler 452B ndodhet në yjësinë Cygnus, 1400 vite dritë larg. Ylli i tij është 6 miliardë vjeç, 1.5 miliardë më shumë sesa Dielli ynë.

Por duke qenë 1.5 miliardë vite më i vjetër se planeti ynë, ai ofron të dhëna se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen me Tokën.

Kur Toka të mbërrijë në këtë moshë, Dielli do të provokojë një efekt serrë katastrofik për atmosferën e Tokës, duke tharë oqeanet dhe duke e bërë planetin një shkretëtirë të plotë.

Sipas Daily Mail, planeti Kepler 452b ka hyrë në një fazë të rrezikshme.

Me pak fjalë, fundi i tij mund të jetë afër.

Kjo natyrisht e matur me moshën e një planeti.

Në vitin 2017, NASA planifikon të lëshojë pasuesin e teleskopit Kepler, duke shpresuar se ai do të kërkojë sistemet diellorë më pranë nesh për planetë që mund të mbajnë jetën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU