Një arbitër kosovar në Gjykatën e Arbitrazhit Evropian të Hendbollit

278
0
SHPËRNDAJE

Nuk janë vetëm sportistët kosovarë të cilët po kanë suksese në arenat ndërkombëtare. Tani më edhe një arbitër nga Kosova do të jetë pjesë e gjykatës së arbitrazhit të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF).

Fisnik Salihu, ish hendbollist dhe tani me profesion avokat në Prishtinë, është emëruar arbitër pranë Gjykatës së Arbitrazhit të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) të njohur si ECA. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Kjo gjykatë e arbitrazhit të EHF-së me seli në Vjenë ka kompetencë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mes të palëve në hendboll ose në përgjithësi mosmarrëveshjet në fushën e sportit.

Arbritrat e Gjykatës së Arbitrazhit zgjidhen me kujdes duke marrë parasysh njohuritë dhe përvojën e tyre në sporte ose në çështje ligjore. Gjykata e Arbitrazhit të EHF-së përbëhet nga juristë të shquar, ish sportistë dhe ekspertë nga organizata të ndryshme sportive.

Emërimi i Fisnik Salihut në këtë organ nderon FHK-në dhe sportin e Republikës së Kosovës, çka tregon renomenë e FHK-së në EHF dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy institucioneve të hendbollit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU