NISËN BISEDIMET PËR QEVERINË E RE, FILLIMISHT PARIMET, MË PAS PËRZGJEDHJET KADROVIKE

497
0
SHPËRNDAJE

Asgjë konkrete nga takimi i parë mes Ahmetit dhe Zaev, pasi ky i fundit e mori edhe zyrtarisht mandatin. Pas dy orëve bisedime, Ahmeti u largua nga selia e LSDM-së pa u prononcuar për media.

“Në periudhën që vjen do të intensifikohet dinamika dhe bisedimet në mes dy partive, përfshirë këtu edhe partitë që dhanë mbështetje për qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë, që më pas të kalohet në zgjidhje konkrete për postet dhe ministritë”, thuhet në kumtesën e LSDM.

Por zëdhënësi i partisë, Petre Shilegov insiston se ndarja e resorëve nuk është më e rëndësishme se rikthimi i funksionimit të sistemit.

“Është e parëndësishme çështja e ndarjes së resorëve, apo ndarja personale e emrave dhe resorëve sipas partive politike. Ajo që është më e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, është që vendosim principe të funksionimit të sistemit, funksionimi i një qeverie që qytetarët do ta ndjenjë si të veten. Nëse mbeten principet e njëjta, apo  mënyra e njëjtë e funksionimit të sistemit dhe të qeverisjes, atëherë aspak nuk është e rëndësishme ndarja e resorëve dhe zgjidhja kadrovike”, tha Petre Shilegov, Zëdhënës i LSDM-së.

Gjatë ditës së djeshme, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se pret që bisedimet të përfundojnë shpejtë. Menjëherë pas marrjes së mandatit, paralajmërimet nga shumica parlamentare ishin se bisedimet do të përfundojnë brenda 10 ditëve.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU