MUNGESË E AKTOREVE FEMRA NË KUMANOVË, SHFAQET PREMIERA “NJË SHTRAT ME PLOT TË HUAJ”

389
0
SHPËRNDAJE

Publiku kumanovar mbrëmë pati rastin të argëtohet me komedinë “një shtrat me plot të huaj”. Kjo shfaqje sjellë një komedi me situata plotë ngatërresa. Një çift i cili shkon të pushoj në një hotel të një fshati në mes kufirit të Gjermanisë dhe Francës , gjen vetëm një dhomë të lirë për shkak të një manifestimi që mbahet në atë fshat dhe të gjitha ngatërresat ndodhin në atë dhomë të hotelit.

Regjisori kosovar Esat Brajshori tha se është dashur më shumë se një muaj për të përgatitur shfaqjen, ndërsa arsyeja përse e ka zgjedhur këtë temë, është sepse, sipas tij, me gjithë tensionet politike në vendet ku jetojmë, qytetarët kanë nevojë për pak relaks.

“Kumanova ka nevojë për mbështetje nga ana e aktoreve femra sepse si duket  këtu ka akoma një mangësi të aktoreve femra, sigurisht që me kohë edhe Kumanova do të ecë krahas teatrove tjera sa i përket aktoreve femra, por sot për sot ka nevojë për këtë mbështetje”, u shpreh regjisori Esat Brajshori.

Aktori Kumanovar Sefedin Shabani tha se e kishin mjaftë vështirë të performojnë në skenë për shkak të vapës së madhe.

“Publiku zakonisht është ai që e vlerëson shfaqen dhe reagon në momentet ku duhet. Publiku është shumë i mençur dhe nuk  mund ta mashtrosh asesi dhe asnjëherë”, tha Sefedin Shabani, aktor.

Publiku që ishin në sallë e pritën shumë mirë shfaqen dhe gjatë gjithë kohës i përkrahnin aktorët me duartrokitje edhe te qeshura. Ata thonë se ka nevojë për më shumë shfaqje të tilla.

“Realisht  mua personalisht më pëlqeu shumë, pati momente interesante sidomos aktrimi ishte në nivel dhe u ndava tepër i kënaqur. Realisht veprën si vepër nuk e njoh domethënë nuk e kam lexuar por megjithatë u ndava i kënaqur”, u shpreh Arben Fejzullahu, spektator.

Publiku Kumanovar do të kenë mundësi shfaqen ta ndjekin edhe sot nga ora 20:00 në Teatrin e Kumanovës.

 

Përgaditi: Elmedina Mjaki

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU