MPOSHTET VARDARI, GYORI KAMPION I EVROPËS

592
0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Vardarit u mposhtë në finale nga Gyori

Sot në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve në Hendbollin e Evropës, në konkurrencën e femrave u përballën skuadra e Gyor Audi ETO KC dhe HC Vardari.

Në pjesën e parë të ndeshjes, dy skuadrat luajtën lojë interesante, ku herë dominonte njëra e herë tjetra. Por, skuadra e Gyorit u tregua më e fortë, duke mposhtur skuadrën e Vardarit me rezultat 15:12, shkruan tv21.tv

Ashtu siç ishte e fortë në pjesën e parë, vajzat e Gyorit vazhduan me intensitet të njëjtë edhe në pjesën e dytë. Por në këtë pjesë, rrugën nuk ua lëshuan as vajzat e Vardarit, të cilat e ngushtuan epërsinë dhe barazuan në minutat e fundit të pjesës së dytë, duke bërë kështu që skuadrat të shkojnë në minuta shtesë.

Por, nga minutat shtesë, përsëri më e fortë ishte skuadra e Gyorit, e cila arriti të fitojë me rezultat 31-30, që e fitoi edhe titullin e Kampionit të Evropës në Hendbooll.

Ndryshe, dje Vardari ka fituar ndaj Bucurestit, ndërsa Gyroi e ka mposhtur Buducnostin. Ndërkohë që edhe ndeshjet e djeshme, por edhe të sotmet janë transmetuar Live në RTV21 Plus/21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU