MOZAIKU I SHËN TEREZES NË MUZEUN E KOSOVËS

607
0
SHPËRNDAJE

Sonte jepet zyrtarisht certifikata nga rekordet Guinness

Duke punuar intenzivisht për rreth një muaj, artisti shqiptar Saimir Strati, arriti që ta marrë çmimin e dhjetë Gines. Sikur është lajmëruar gjatë kohës sa po punohej mozaiku i Shën Terezes, vepra e artit mbetet në Muzeun e Kosovës, aty ku edhe u punua. Ky stil i veçantë i mozaikut, i ndërtuar me kapëse teli, u certifikua zyrtarisht nga Rekordet botërore Gines. Sonte në Prishtinë, në një ceremoni në Muzeun e Kosovës, zyrtarisht jepet certifikata, të cilën artisti Strati do ta lë në këtë muze, njëjtë sikurse do të qëndrojë dhe mozaiku që e tërhoqi vëmendjen e botës. Ju ftojmë ta ndiqni një deklaratë të artistit Strati që dhe për Radiotelevizionin 21, në prag në ceremonisë së dorëzimit të certifikatës nga Gines./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU