MKRS shpërblen kampionet dhe trajnerin, shpërblime për Kelmendin, Gjakovën dhe Kukën

722
0
SHPËRNDAJE

Sot do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudistet Majlinda Kelmendi, fituese e Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Rusi, dhe Nora Gjakova, fituese e Medaljes së Bronztë në këtë kampionat.

Pos tyre, medalje do t’i ndahet edhe trajneri i xhudisteve, Driton Kuka.

Fituesja e Medaljes së Artë do të marrë shpërblim në një shumë prej 20 mijë euro, ndërsa fituesja e Medaljes së Bronztë, 8 mijë euro. Ndërkaq, trajnerit i ndahet shuma prej 4 mijë eurosh, njofton Ministria e Kulturës, Sportit dhe Rinisë e Kosovës”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU