MATURANTËT VALLËZUAN “KUDRIL”, PARADA E 11 E MATURANTËVE NË SHESHIN “MAQEDONIA”

430
0
SHPËRNDAJE

Muzika e operës “Lakuriqi” nga Johan Shtraus edhe këtë vit i çoi në këmbë maturantët nga shumë shkolla të mesme në Shkup. Hapat ishin t[ pazakontë për këta adoleshent, por megjithatë kanë mësuar vallëzimin “KUadrll” modern në shekullin 19 dhe 20. Nade Krstiq është maturante nga shkolla e mesme Arseni Jovkov dhe thotë se është mahnitur nga parada e sotme.

“Shumë bukur kaluam. Planifikoj të vazhdoj me studime, më intereson psikologjia. Për shkak se është matura, mundoj se duhet kushtuar më shumë vëmendje kësaj feste”, tha Nade Krstiq, maturante.

 Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, i përgëzoi dhe u dëshiroi sukses të rinjve.

“Të nderuar dhe të dashur të rinj, ju dëshiroj sukses në ecjen tuaj në botën e të rriturve, në marrjen e përfitimeve të lirisë personale dhe të përbashkët, në festimin e rinisë duke u kënaqur me jetën. Ky çast i lumturisë ju përcjelltë, ju ruajt në sfidat e jetës”, u shpreh Trajanovski.

Parada e maturantëve e cila u bë traditë në Shkup, këtë vit u mbajt dhe në disa qytete tjera. Si festim ka filluar të mbahet në Lubjanë në 2001. Prej atëherë në mesditë merret  sinjali i Radio Sllovenisë prej ku dëgjohet muzika e Shtrausit  dhe të gjithë maturantët vallëzojnë njëkohësisht. Maturantët janë betuar për tolerancë në jetën e tyre në botën e të rriturve.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU