MAQEDONIA NË FUND SA I TAKON PAGËS MESATARE, DHJETË VJET PUNË, PËR PAGË NJËVJETORE EVROPIANE

472
0
SHPËRNDAJE

Punëtorët e Maqedonisë duhet të punojnë 10 vjet që të fitojnë aq sa fitojnë mesatarisht qytetarët e Evropës për një vjet. Të dhënat e fundit të zyrës evropiane për statistikë, tregojnë se mesatarisht një orë në Evropë paguhet 25 euro, ndërsa në vendin tonë 2.3 euro.  Matematikat tregojnë që gjatë një viti qytetarët Evropian mesatarisht fitojnë  diçka më shumë se 56 mijë euro, ndërsa në Maqedoni rreth 5619 euro. Raporti i eurostat-it tregon që paga më e lartë për një orë në BE është në Danimarkë ndërsa më e ulëta në Bullgari. Grafikoni tregon cilët janë 5 vendet e Evropës me standard më të lartë.

Këta të dhëna tregojnë që qytetarët e Maqedonisë paguhen për një ditë aq sa qytetarët evropianë fitojnë për një orë. Qytetarët vlerësojnë që pagat janë të ulëta dhe se nuk mjaftojnë për të shtyrë një muaj.

Anketë me qytetarët:

“Minimum nevojiten 600 euro për familje 4 anëtarëshe për një muaj. Faturat janë goxha të larta, mbi njëqind euro apo 7.500 denarë shkojnë për fatura të ujit, energji elektrike dhe për faturën e telefonit”.

“Për një familje katër anëtarëshe nevojiten minimum 500 euro. Për ushqim, higjienë, energji elektrike si dhe për shpenzime të tjera”.

“Sipas mendimit tim, lartësia e pagës mesatare duhet të jetë nga 20 mijë deri më 30 mijë denarë”.

Profesioni më i kërkuar dhe më i paguar për momentin në Maqedoni është programer kompjuterik paga e të cilit arrin deri më 1000 euro. Pas tyre më të paguar janë pilotët, farmacistët dhe punëtorët e telekomunikacionit.

“Sa i përket standardit  në Maqedoni, paga e fundit mesatare e paguar në vend është 22.750 denarë. Enti Shtetëror për Statistikë publikoi rritje të pagave në sektorin e informatikës dhe të komunikimit, në administratë publike,  në miniera, ndërsa ulje ka te të punësuarit në ndërtimtari, art dhe argëtim.

Rritja e pagës minimale në vend si dhe të asaj mesatare ishin pjesë e programeve parazgjedhore të të gjitha partive politike. Por edhe pas 4 muajve pas zgjedhjeve situata vazhdon të jetë e njëjtë.

Përgatiti: Ile Petrevski

PAGË MESATARE PËR NJË ORË

Danimarka            42 EURO

Belgjika                 39,2 EURO

Suedia                  38 EURO

Luksemburgu    36,6 EURO

Franca                35,6 EURO

………………………………………………………………………

Polonia               8,6 EURO

Ukraina              8,3 EURO

Lituania              7,3 EURO

Romania            5,5 EURO

Bullgaria            4,4 EURO

Maqedonia      2,3 EURO

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU