MANIFESTIM NË PRAG TË PASHKËVE: “T’I NGJYROSIM VEZËT MË TË MËDHA PËR PASHKËT”

70
0
SHPËRNDAJE

 

Me shportë në dorë, këto vajza, fëmijëve u dhuronin vezë për Pashkët në qendër të Shkupit. Më të rinjtë ndërkaq, me flomasterë në duar i lyenin me ngjyra nga më të ndryshme… e gjithë kjo në frymë festive, në prag të festës më të madhe të Pashkëve.

“Fëmijët të argëtohen, festën e Pashkëve ta kalojnë të lumtur, ndërsa ne t’u ndihmojmë në këtë. Ata ndalojnë për t’i ngjyrosur vezët, të fotografohen me ne, thjesht të shoqërohen. Në këtë mënyrë interesante fëmijët e përçojnë atë që e ndjejnë”, tha Sara Llazarova, qytetare.

Më të rinjve kjo u pëlqeu shumë. Përveç se argëtoheshin, në këtë mënyrë ata kishin edhe mundësinë që të njihen më mirë me domethënien e kësaj feste.

“Po, kjo që po e bëjmë është shumë interesante. Dëshirojmë të tregojmë se edhe ne e festojmë festën e Pashkëve.”

Prindërit thonë se ndjehet nevoja për organizime të këtilla, me qëllim fëmijët më mirë të mësojnë për domethënien e festës.

“Mirë është, super është. Meqë është mirë për fëmijët, atëherë është mirë për të gjithë. Ky organizim është i mirë, sepse kështu fëmijët shoqërohen ndërmjet veti dhe vizatojnë bashkë. Me rastin e festës, edhe për fëmijët të organizohet diçka”, u shpreh Monika Mitrovska Minova.

Ndërsa Ivanva Ivanovska jeton në Beograd. Siç thotë, ajo ka ardhur deri në Shkup vetëm me rastin e festave të Pashkëve.

“Në Shkup kemi ardhur nga Beogradi për festat e Pashkëve. Mua më pëlqen dhe po kalojmë shumë mirë. Fëmijët vizatojnë dhe janë të kënaqur. Është shumë bukur.  Sonte do t’i ngjyrosim vezët dhe do të përgatitemi për ditën e nesërme”, tha Ivana Ivanovska.

Pashkët apo Ringjallja e Krishtit është festa më e rëndësishme në kalendarin ortodoks. Besimtarët ortodoksë në këtë festë e festojnë ringjalljen e zotit të tyre Jezu Krishtit pas vdekjes së tij në kryq. Ortodoksët besojnë se kjo ka ndodhur në ditën e tretë pas vdekjes së tij. Ortodoksët në atë ditë përshëndeten me urimin “Krishti u ringjall” dhe me përgjigjen “Vërtet u ringjall”.

Përgatiti: Armend Murseli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU