Kvitova kualifikohet për 1/8 e finaleve në Roland-Garros

266
0
SHPËRNDAJE

Çekja Petra Kvitova, në krye të serisë N.4, ka dominuar ndaj rumunes Irina-Camelia Begu (N.30), duke fituar me sete (6-3, 6-2), duke kaluar kështu në 1/8 e finaleve në turneun e tenisit në Roland-Garros.

Kjo është hera e parë që kampionia në Wimbledon (2011, 2014) fiton në një ndeshje të tillë.

“Më në fund kam arritur nivelin e kërkuar”, theksoi çekja, gjysmefinaliste në Paris në vitin 2012, transmeton AFP.

Çekja do të ndeshet në turin tjetër me zviceranen Timea Bacsinszky (N.23) ose amerikanen Madison Keys (N.16) për të siguruar vendin për në çerekfinale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU