KRIZA POLITIKE DHE EKONOMIA, SHTETI NUK I SHLYEN ME KOHË BORXHET NDAJ KOMPANIVE

1200
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i Biznes konfederatës së Maqedonisë, Mile Boshkov thotë se derisa vazhdon kriza politike nuk mund të ketë përmirësim të ekonomisë. Sipas tij, shteti nuk i shlyen me kohë borxhet ndaj kompanive dhe kjo ndikon në gjendjen e përgjithshme ekonomike.

“Kur bëhet fjalë për borxhin publik ndaj kompanive me siguri se ndikon direkt. Politika ndikon me vetë ekzistimin në shtet. Ose ndjenjës për stabilitet dhe jo stabilitet, direkt ndikon në gjendjen ekonomike dhe ekonominë e konsumit”, u shpreh Mile Boshkov, Kryetar i Biznes Konfederatës së Maqedonisë.

TV21 kontaktoi Ministrinë e financave me qëllim që të marrë informacion se sa është borxhi i shtetit ndaj kompanive në Maqedoni, por nga atje nuk morëm përgjigje në pyetjen tonë. Profesori Llazar Jovevski theksoi se faktor kryesor i cili ndikon në zhvillimin e ekonomisë së shtetit dhe konsumit është rroga e punëtorit, e cila është tregues relevant për jetë me dinjitet të qytetarëve.

“Vetë rroga direkt ose indirekt ndikon në konsumin dhe zhvillimin ekonomik. Sigurisht duke marrë parasysh rrogat edhe konsumin prekim edhe aspektin individual për të punësuarin dhe për gjithë shoqërinë”, tha Doc. Dr Llazar Jovevski, nga Fakulteti I Drejtësisë.

Sipas ekonomistëve ose të dhënave statistikore për një  familje katër anëtarëshe për momentin janë të nevojshme mbi 500 euro në muaj për përmbushjen e nevojave themelore. Ekonomistët thonë se me rritjen e ekonomisë duhet të rriten edhe rrogat e punëtorëve me qëllim rritje të konsumit të tyre i cili më tej ndikon mbi gjendjen e përgjithshme ekonomike.

Përgatiti: Miradie Hasani

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU