KANOSET ME ARMË KRYETARI I VUSHTRRISË

426
0
SHPËRNDAJE

Një person ka hyrë me armë në zyrën e kryetarit të komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku.

Sot në mëngjes një person i armatosur ka kanosur me armë zjarri kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakun. Rasti ka kaluar pa ndonjë fatkeqësi ndërkohë që personi që ka kërcënuar Mulakun gjendet në spital për trajtim mjekësor. Kryetari Mulaku tha se personi në gjendje të dehur ka kërcënuar atë dhe rojet e komunës, kërkonte punë.

Kurse këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi ku ka thënë se personit në fjalë i është konfiskuar arma dhe se ai ka qenë në gjednje të dehur. Sipas tij personi akutalisht është në tretman mjekësor./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU