KA KAPACITET PËR TURIZËM, POR PROBLEM ËSHTË INFRASTRUKTURA

1013
0
SHPËRNDAJE

Maqedonia ka kapacitet për të tërhequr turistë por në shumë vende ka nevojë për zhvillim të infrastrukturës lokale turistike, theksoi ministri i ekonomisë, Driton Kuçi,  me rastin e ndarjes së çertifikatave për trajnues për turizëm. Ministri Kuçi theksoi se turizmi është një nga sektorët me rritje më të shpejtë ekonomike në vendin tonë, që ka potencial të madh për tërheqjen e investimeve të huaja.

“Gjatë shfrytëzimit të potencialeve të turizmit në Maqedoni, po përballemi edhe me disa sfida që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës turistike lokale, qasje deri tek një fuqi punëtore më të kualifikuar si dhe përmirësimin e cilësive dhe shërbimeve në sektorin e turizmit”, u shpreh Driton Kuçi, Ministër i Ekonomisë.

Përfaqësuesi i ambasadës së Zvicrës në Maqedoni, Shtefan Tomaxhan  theksoi se Maqedonia ka shumë vende të cilat mund të kënaqin turistët. Ai theksoi se turizmi ka edhe aspektin ekonomik, përmes së cilit krijohen vende të punës, e për këtë , do të ndihmojë përvoja zvicerane.

“Maqedonia ka kulturë dhe traditë, ka njerëz të shoqërueshëm dhe ka mrekulli të mëdha. Për të transformuar këtë gjë në asete ekonomike, për të ndihmuar për të krijuar vende të punës, nevojiten shkathtësi të caktuara dhe njerëz të shkathët dhe këtu do të ndihmojë Zvicra. Ne kemi traditë të madhe për turizëm dhe përmes këtij programi do ta bartim atë përvojë këtu”, tha Shtefan Tomaxhan, përfaqësues i ambasadës së Zvicrës.

16 trajnuesit e rinj do të trajnojnë në bazë të metodologjisë së Akademisë për menaxhim të hoteleve në Lucern. Trajnimi është organizuar nga Ambasada zvicerane në mbështetje të ministrisë së ekonomisë së Maqedonisë.

Gazetar: Bajram Memeti

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU