Ja sëmundja që vret 150 milionë njerëz në botë

224
0
SHPËRNDAJE

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 150 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga hepatiti C kronik.

Ky virus transmetohet duke përdorur të njëjtat age (gjilpërat e shiringave) dhe në raste të rralla mund të transmetohet edhe nga marrëdhëniet seksuale me një person të infektuar.

Çdo vit 500 000 njerëz vdesin nga kjo sëmundje në mbarë botën. Studimi i publikuar flet për një trajtim eksperimental, i cili përfshin një kombinim barnash që mund të parandalojnë sëmundjen.

Sipas studimeve, ka pasur rezultate pozitive në pacientët që janë kuruar me këto kura. Deri tani nuk ka pasur ndonjë vaksinë që mund të shëronte hepatitin Cn i cili sulmon qelizat e mëlçisë dhe riprodhohet në të/Shendeti.

Studimet e kohëve të fundit, janë fokusuar në kombinimin e tri barnave, të cilat mund të kurojnë pacientët me hepatit C në faza të ndryshme të sëmundjes. Në një hap tjetër ata kishin shtuar ribavirinë në terapinë e barnave dhe rezultatet kishin qenë të kënaqshme. Sipas shkencëtarëve, është e rëndësishme të theksohet se kjo terapi nuk ka efekte anësore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU