JA SA NDIKON VITAMINA D NË SHËNDET

1499
0
SHPËRNDAJE

Ju sjellim disa informata që duhet t’i dini rreth vitaminës D

Çdonjëri duhet të konsumojë Vitaminë D e sidomos në vjeshtë dhe në dimër, kanë këshilluar ekspertët e shëndetit publik në Angli dhe Uells.

Madje një raport i komisionit të qeverisë ka rekomanduar të përdoren rreth dhjetë mikrogramë të vitaminës në ditë.

Por, zyrtarët janë të shqetësuar që kjo nuk mund të arrihet vetëm përmes dietës sidomos kur drita e cila ndihmon në prodhimin e vitaminës D, është e pakët në këto stinë. Sasia e ulët e Vitaminës D mund të shkaktojë që fëmijët të kenë eshtra të brishtë.

Sasi të kësaj vitamine mund të gjendet në ushqimet si vaji i peshkut dhe vezët. Për shumicën e njerëzve, grumbullimi i saj në trup bëhet nga ekspozimi i dritës në lëkurën e tyre.

Gjatë një hulumtimi të bërë është zbuluar se një në pesë njerëz të rritur dhe një në gjashtë fëmijë kanë nivele të ulëta të vitaminës D e cila rregullon sasinë e kalciumit dhe fosfatit që ndikon në mbrojtjen e eshtrave dhe muskujve.

Mungesa e saj ndikon që eshtrat e fëmijëve të jenë të jenë të butë dhe të dobët si dhe të deformohen gjatë rritjes. Ndërsa, te të rriturit ndikon në dhimbjen e eshtrave dhe muskujve.

Profesor Peter Selby, ka thënë se të gjithë njerëzit duhet të përdorin vitaminë D për t’i shmangur problemet me thyerjen e kockave dhe eshtrave. Madje, njerëzit të cilët janë më pak të ekspozuar ndaj diellit duhet të marrin rregullisht shtesat e kësaj vitamine gjatë tërë vitit.

Gjithashtu, ata kanë zbuluar që njerëzit të cilët përdorin krem kundër diellit nuk do të munden të prodhojnë vitaminë D.

Nivelet e ulëta të saj ndikojnë që të jemi më të rrezikuar ndaj kancerit, sulmeve të zemrës dhe sklerozës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU