ITKSH PROMOVOI BOTIMET E 2016, HASANI: NUK NDALEMI NË REALIZIMIN E VEPRAVE TË REJA

742
0
SHPËRNDAJE

“Skupi”, “Jeta ime”, “Gjerasimi”, “Pengu i kaçakëve” janë disa nga titujt e prezantuar sot në Institutin për Trashëgimi Kulturore Shqiptare në Shkup.  Drejtori i këtij Instituti, Skender Asan që është edhe njëri nga autorët e librave që u promovuan theksoi se janë bërë punë të mëdha me botimin e këtyre veprave, pasi që nxjerrin në sipërfaqe fakte e dëshmi historike.

“Puna e institutit gjatë vitit 2016 arriti kulminacionin e saj në disa drejtime, si në botimin e veprave të ndryshme të autorëve të ndryshëm të cilët janë bashkëpunëtorë të Institutit”, tha Skender Asani, Kryetar i ITKSH.

Akademiku Luan Starova, punën e Institutit për Trashëgimi Kulturore Shqiptare e krahasoi me vlerën dhe rëndësinë që kishte revista “Albania” e Faik Konicës. Sipas tij, puna e këtij institucioni është shumë domethënëse për shkencën dhe kulturën e shqiptarëve në Maqedoni.

“Edhe një dimension të ri do të ketë ky institut në të ardhmen dhe besoj se shqiptarët në Maqedoni por shqiptarët edhe në përgjithësi do fitojnë një komponentë shumë të fortë në identitetin e tyre”, u shpreh Luan Starova, akademik.

Disa nga aktivitetet shkencore të Institutit u mbështetën nga Komuna e Çairit dhe  Ministria e Arsimit e Shkencës, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e veprimtarive botuese u mbështetën edhe nga ana e Ministrisë së Kulturës.

Përgatiti: Elmedina Mjaki

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU