INSTRUKTORJA E PARË FEMËR NË SHKUP, 15 VJET DUKE MËSUAR KANDIDATËT SI TË DREJTOJNË MAKINAT

541
0
SHPËRNDAJE

Halide Rrustemi është ndër instruktoret e para femra që i mëson kandidatët për patent shoferi në Shkup, e cila thotë se me shumë përkushtim e bën këtë punë nga viti 1995. Ajo tregon se pasi që ishte kthyer nga Gjermania, ka nisur me këtë punë, që ka qenë interesante për të.

“Unë lejen e kam marrë në Gjermani. Prej vitit 1995 kemi filluar me autoshkollë, prej në 95-tën e kam bërë praktikën deri në vitin 2000, tha Halide Rustemi, instruktore.

Dëshira dhe vullneti i madh për të drejtuar një automjet e ka shtyrë atë për tu bërë një instruktore edhe pse paragjykimet se është një femër në këtë pozicion nuk kanë munguar.

“Ka patur paragjykime, mirëpo mua nuk më kanë interesuar, kështu që kam parë vetëm drejtimin tim, punën time të cilën e kam dashur shumë dhe punoj me vullnet”, shtoi ajo.

Mirëpo Halidja nuk ka qenë vet pasi edhe familja e saj e ka ndihmuar në këtë drejtim, sidomos djali i madh i cili është ligjerues i pjesës teorike në autoshkollë.

“Ishte e vetme nëna ime që filloi në këtë punë, mirëpo e kishte përkrahjen tonë, indirekte, duke ja lehtësuar punën e saj sepse punonte vetëm, u shpreh Ademi Rustemi, djali i intstruktores.

Në autoshkollën e themeluar prej bashkëshortit të saj, ajo tashmë u mëson kandidatëvë për leje qarkullimi rregullat që duhen zbatuar në komunikacion si dhe ju ndihmon në drejtimin e automjetit.

Gazetar: Ardi Zhuta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU