Hamilton fitues në Monte Karlo

203
0
SHPËRNDAJE

Piloti i Mercedesit Luis Hamilton është fitues i garës së djeshme, që është mbajtur në rrugët e Monte Karlos. Kjo për të është fitorja e parë këtë sezon.

Vendi i dytë i ka takuar Daniel Rikardos nga Red Bull, ndërsa vendi i tretë i takoi Serhio Perezit nga Fors India.

Sebastian Fetel nga Ferari përfundoi në vendin e 4-të, ndërsa Fernando Alonso nga Meklaren në vendin e pestë. Udhëheqësi në plasmanin e përgjithshëm Niko Rozberg fitoi vendin e gjashtë.

Ai e mbajti pozitën e parë në plasmanin e përgjithshëm me 106 pikë, para Hamiltonit, i cili ka 82. Në vendin e tretë gjendet Rikardo me 66, para pilotëve të Ferarit, Fetel dhe Kimi Raikonen të cilët kanë nga 40 dhe 60 pikë.

Gara e ardhshme do të mbahet më 12 qershor për Çmimin e madh në Kanada.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU