FONDI PENSIONAL GJITHNJË E MË I VARUR NGA BUXHETI, PESHEVSKI: “E RËNDËSISHME ËSHTË HAPJA E VENDEVE TË REJA TË PUNËS”

1000
0
SHPËRNDAJE

Për zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, e rëndësishme është hapja e vendeve të reja të punës, edhe pse Raporti i Bankës Botërore thekson se Fondi Pensional i Maqedonisë është i paqëndrueshëm,ku thuhet se gati 90 për qind e punësimeve janë të stimuluara nga shteti, dhe se për ato kontribute nuk paguajnë as kompanitë e as shteti.

“Ajo që është e rëndësishme është se përmes masave që i kemi ndërmarrë, kemi krijuar vende të reja të punës. Të njëjtat masa i kanë në disponim edhe qeveritë tjera. E rëndësishme është të gjeni mënyrë për balancimin e buxhetit”, u shpreh Vlladimir Peshevski, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Në pyetjen nëse Fondi Shtetëror akoma u ka borxh fondeve pensionale private, Peshevski mohon se ka një borxh të tillë dhe ai më herët ka qenë i shlyer.

“Fondi i Sigurimit Pensional u ka pasur borxh fondeve private, ato kanë qenë shuma të mëdha parash. A u ka borxh edhe më tutje? Këtë pyetje do të duhej t’ ua bëja unë. Me sa e di unë,  borxhi është larë”, shtoi Peshevski.

Ministri i Financave Kiril Minoski konsideron se për momentin politikat qeveritare po japin rezultate. Ai  i këshilloi gazetarët ta lexojnë me vëmendje Raportin e Bankës Botërore.

“Nuk ekziston rrezik për funksionimin e FSPM-së. Sa i përket raporteve, të njëjtat duhen të lexohen pak më mirë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, e jo të veçohen fjalë dhe fjali të caktuara”, tha Kirill Minoski, Ministër i Financave.

Përndryshe, konferenca  e sotme në Qeveri u thirr për shkak të renditjes së Maqedonisë në vendin e 10 të botës nga Banka Botërore për bërje biznes. Maqedonia është e renditur dy vende më mirë se vitin e kaluar dhe se qëndron shumë përpara disa vendeve evropiane dhe të rajonit.

Përgatiti: Armend Mureli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU