FITIM VJETOR PREJ 50 MILIONË EUROVE, POTENCIAL PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET KOMPANIVE VENDORE DHE TË HUAJA

983
0
SHPËRNDAJE

Organizimi i Konferencës së parë ndërkombëtare që u mbajt sot për lidhje biznesi të kompanive nga industria e lehtë e prodhimit nga vendi dhe brendet e huaja me renome, paraqet mundësi të mirë që të krijohet një sinergji ndërmjet firmave vendore dhe të huaja.  Përmes bashkëpunimit, kompanitë e Maqedonisë do të kenë mundësi për të pushtuar tregje të reja. Ministri i financave, Kiril Minovski tha se kompanitë vendore në nivel vjetor fitojnë 50 milionë euro nga porositë që i marrin nga kompanitë e vendosura në  zonat industriale. Eksporti total nga këto zona, në gjysmën e parë të vitit ka qenë 850 milionë euro, që është rritje për 21% e eksportit në krahasim me vitin e kaluar. Maqedonia më së shumti eksporton në Gjermani, Britani, Serbi dhe Greqi.

“Përfitime nga ky bashkëpunim ndërmjet kompanive të huaja dhe vendore kanë të dyja palët. Për kompanitë e huaja të cilët përdorin shërbime dhe materiale repro nga firmat tona, benefiti qëndron në zvogëlimin e shpenzimeve. Prodhimet dhe  materialet repro nga tregu i Maqedonisë kanë kualitet të mirë, por edhe çmime më të lira.  Nga ana tjetër, kompanitë vendore, përmes bashkëpunimit me kompanitë e huaja do ta arrijnë njohurinë e tyre teknologjike dhe menaxheriale”, u shpreh Kiril Minovski, Ministër i Financave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU