Fillon gara automobilistike “Drag Rejs”

319
0
SHPËRNDAJE

Ka filluar gara automobilistike në Sllatinë, e quatur Drag Rejs. Sot u bë regjistrimi i garuesve, klasifikimi i kategorive dhe lëshimi i lirë në shteg.
Edhe sivjet në garë marrin pjesë vetura të jashtëzakonshme, nga ato më sportive, e deri tek më luksozet. Deri në mëngjesin e së premtes janë paraqitur 130 pjesëmarrës, por me shumë gjasë numri i garuesve do të jetë edhe më i madh. Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, përfshirë një numër të madh të tyre nga diaspora, në garë do të ketë edhe shumë garues nga Shqipëria, pastaj nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kroacia.
Federata e Auto Sportit e Kosovës ka bërë përpjekje maksimale që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në këtë drejtim ka bashkëpunuar edhe me një grup ekspertësh kroatë, të cilët do të bëjnë matjen e kohës dhe llogaritjen e rezultateve. Veturat do të ndahen në gjashtë kategori, sipas fuqisë së motorit, ndërsa shpërblime do të ketë për tri pozitat e para në secilën kategori./21 Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU