TRIUMFON HAMILTON

827
0
SHPËRNDAJE

Britaniku e nisi garën nga vendi i parë dhe e përfundoi atë sërish aty

Pas triumfit të Ferrarit në garën e parë sezonale të Melburnit në Australi, ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e Mercedesit me nënkampionin e vitit të kaluar, Lewis Hamilton.

Britaniku e nisi garën nga vendi i parë dhe e përfundoi atë sërish aty, pa u shqetësuar aspak nga rivalët e tij.

Gjermani i Ferrarit, Vettel arrin gjithsesi të renditet në vendin e dytë, duke mbetur me pikë të barabarta tashmë me britanikun në klasifikimin e pilotëve, e duke u shfaqur kështu si kundërshtari kryesor për fitimin e këtij Botërori të Formulës 1.

Një sfidë spektakolare në xhirot e fundit ishte ajo mes dy pilotëve të Red Bullit për vendin e fundit në podium, mes Verstappenit dhe Ricciardos, me australianin që ishte shumë pranë parakalimit por në kthesën e fundit frenon deri në bllokim të gomave, duke mbetur pas holandezit.

Gara e ardhshme e Botërorit të Formulës 1 është pas një jave në Bahrein.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU