ERDOGAN: POPULLI TURK MORI VENDIM HISTORIK,  I THA “PO” NDRYSHIMEVE TË KUSHTETUTËS

372
0
SHPËRNDAJE

Populli turk mori vendim historik me atë që i tha “po” ndryshimeve të Kushtetutës, me të cilat rriten kompetencat e presidentit, deklaroi mbrëmë në Stamboll presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Fjalimi i Erdoganit vijoi pas deklaratës së kryeministrit Binalli Jëlldërëm, i cili e shpalli fitoren e votimit me “po” të referendumit edhe krahas asaj që ende nuk ka rezultate zyrtare nga votimi, lajmëron DPA.

Tërë vendi fitoi, tha Erdogan në konferencën për shtyp në Stamboll, e cila u emetua drejtpërdrejtë në televizionet turke.

Ai theksoi se sipas rezultateve jozyrtare, 25 milionë votues janë përgjigjur me “po” për referendumin. “Ajo është 1,25 milionë votues më shumë se ata, të cilët janë përgjigjur me ‘jo’ në ndryshimet e propozuara kushtetuese”, tha Erdogan.

Ai mbajti fjalim nga rezidenca zyrtare në Stamboll dhe theksoi se referendumi e ka mbyllur derën e historisë së gjatë të përzierjes ushtarake në Qeverinë e Turqisë.

“Për herë të parë në historinë e saj, Turqia solli vendin me vullnetin e parlamentit dhe të popullit të saj për një ndryshim aq të rëndësishëm. Për herë të parë në historinë e republikës, ne e ndryshuam sistemin tonë të qeverisjes përmes politikës civile, e jo përmes qeverive, të cilat kanë ardhur në pushtet pas grusht shtetit ose pas luftës nacional-çlirimtare”, shtoi Erdogan.

Ai theksoi se populli turk e ka mbrojtur ardhmërinë e vet dhe të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë vullnetin e tij, duke i përfshirë edhe aleatët e Turqisë.

Erdogan deklaroi se pjesa e madhe e suksesit të referendumit ka të bëjë me votuesit jashtë Turqisë.

Ai theksoi se Turqia mund ta vendos referendumin dhe çështjen për kthimin e dënimit me vdekje, nëse kjo është e nevojshme. Erdogan theksoi se nëse jepet nevoja kjo çështje menjëherë do të shqyrtohet me kryeministrin dhe liderin e opozitës nacionalistie.

Presidenti turk përmendi se të gjitha ndryshimet kushtetuese nuk do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe shtoi se disa prej tyre do të hyjnë në fuqi në nëntor të vitit 2019.

Sipas rezultateve të para jozyrtare nga referendumi gjatë numërimit të 99 për qind të votave, për mbështetje të ndryshimeve kushtetuese kanë votuar 51,3 për qind nga votuesit turq. jehona e referendumit ka arritur 86 për qind.

Në referendum, 24,9 milionë qytetarë kanë votuar “për” ndryshimet kushtetuese, ndërsa 23,6 milionë kanë votuar “kundër”.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU