ERDOGAN: NUK SHKOJ DREJT DIKTATURËS, MUND TË VDES NË ÇDO MOMENT

800
0
SHPËRNDAJE

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan për Si-En-En deklaroi se reformat kushtetuese nuk do të thonë kalim i Turqisë drejtë diktaturës, duke i përgënjeshtruar pohimet se ky sistem i ri është i “krijuar si për të”.

“Ky nuk është sistem, i cili i përket Taip Erdoganit. Unë jam qenie e vdekshme, mundem të vdes në çdo moment”, tha presidenti turk.

Erdogan i hodhi poshtë akuzat se i ka mbështetur ndryshimet nga dëshira që ta përforcojë fuqinë e tij, e jo ta avancojë sistemin politik në Turqi.

“Sistemi paraqet ndryshim, transformim, histori demokratike të Turqisë”, tha Erdogan në intervistën e dhënë dje në pallatin presidencial në Ankara.

Kjo, siç tha Si-En-En, është intervista e parë, të cilën Erdogan e ka dhënë pas referendumit.

“Vërtet, ndryshimet janë të mëdha. Por kjo nuk do të thotë se ekziston diktator. Atje ku ka diktaturë nuk ka sistem presidencial. Ndërsa atë që e patë të dielën quhet demokraci. Unë këtë e quaj vullnet i popullit”, tha ai.

Erdogan theksoi se “përndryshe është futbollist” dhe se me zhargonin sportiv do ta sqarojë situatën momentale.

“Nuk ka lidhje nëse do të fitosh me 1:0 ose me 5:0, fitorja është fitore”, deklaroi presidenti turk.

Ai përmendi se Turqia plotë 54 vite qëndron para dyerve të BE-së.

“Nga pikëpamja politike, kjo thjeshtë nuk është e durueshme.Tentuam t’i përmbushim të gjitha kërkesat e tyre, por ata nuk i mbajtën premtimet e tyre. Nëse e ndryshojnë politikën ndaj Turqisë, atëherë sërish mund të ulemi në tryezë dhe të shohim çfarë mund të bëjmë”, tha Erdogan.

Ai shprehi kënaqësinë për urimet e presidentit amerikan Donald Tramp lidhur me referendumin.

“Kjo është mirë, por edhe më mirë do të ishte të takohemi dhe të përmirësojmë bashkëpunimin tonë. Më pëlqen Trampi, hapat e tij më bëjnë të lumtur. Ne jemi aleatë dhe besojmë se mund të zgjidhim shumë probleme”, tha Erdogan.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU