EKSPOZITË ME QEN RACASH TË NDRYSHME, KËTË FUNDJAVË NË PANAIRIN E SHKUPIT DO TË DEFILOJNË 350 QEN

635
0
SHPËRNDAJE

Lidhja Kinologjike në Republikën e Maqedonisë e hapin sezonin e ri. Qen të racës pitbull, rotvajler, qen sharri, haski ishin vetëm disa nga qentë e shumë racave të ndryshme që defiluan në ekspozitën e sotme.

“Sot shpresojmë të shohim mbi 100 raca qensh, madje edhe disa që hasen rrallë në hapësirat tona. Këto janë gara të bukurisë. Sot zgjidhen më të bukurit, më të lumturit dhe më të suksesshmit”, tha Pero Bozhinovski, Gjykatës në ekspozitë.

Pjesë e kësaj ekspozite janë gjithsej  350 qen. Ata janë të ndarë në 10 grupe, ndërsa do të vlerësohen nga gjykatës ndërkombëtarë.

Që qentë të jenë pjesë e kësaj ekspozite, nevojitet që ata të jenë të trajnuar. Trajneri profesional Riste Gijovski thotë se në varësi të asaj se për çfarë trajnohet qeni, varet edhe sa kohë do t’i nevojiten atij për t’i mësuar të gjitha lëvizjet dhe gjestet.

“Për paraqitje në ring, nevojiten 15 ditë. Duhet të ekzistojë kontinuitet… gjatë çdo shëtitje të qenit, ai duhet t’i ushtrojë lëvizjet, të mos na tërheqë. Por duhet të them se mënyra e trajnimit varet edhe nga raca e qenit.  Megjithatë, nëse bëhet fjalë për ndonjë garë, për ndonjë test, atëherë trajnimi mund të zgjasë më shumë, prej 1 deri 3 muaj”, tha Riste Gijovski, trajner profesional për qen.

Lubisha Stankoviq në këtë ekspozitë merr pjesë me qen të racës që nuk rriten. Ai thotë se për të garuar në kategorinë e bukurisë, nevojiten përgatitje të gjata.

“Garoj me qen qimedredhur gjerman. Sipas rregullave, qentë duhet të rrotullohen, ndërsa do të vlerësohen në bazë të bukurisë. Me të kemi punuar në shtëpi. Ka përgjegjësi dhe nuk është vështirë të ruhet. Është kënaqësi mbajtja e qenve”, tha Stankoviq.

Qentë fitues do të marrin shpërblime dhe do të kenë mundësi të garojnë edhe në garat ndërkombëtare. Ekspozita e qenve në Panairin e Shkupit do të zgjasë dy ditë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU