EKSPOZITË E DISENJIT FRANCEZ NË MUZEUN E ARTIT BASHKËKOHOR

771
0
SHPËRNDAJE

Instituti francez sonte në Muzeun e Artit Bashkëkohor  (MAB) do të organizojë ngjarje të titulluar “Franca, vend i disenjit”, i cili do të përfshijë ligjëratë me temë “Disenji francez përmes shembullit të studios së njohur disenjuese”, dhe ekspozitë e veprave nga disenjerë francez “Tryezat si fotografi artistike: art, disenj dhe vepra tradicionale”.

Ekspozita do t’i shfaq krijimet e disenjuesve francez të cilët punojnë për prodhuesit e elitës të veglave të kuzhinës. Do të prezantohen vepra të disenjuesve të njohur dhe të dëshmuar, por edhe nga disenjues të rinj francez të veglave bashkëkohore të kuzhinës dhe vegla kristali. Ekspozita deri tani është organizuar në më shumë vende nëpër botë dhe ka qenë shumë e vizituar.

Hapja do të jetë në prezencën e Antoni Lebose, disenjer francez me renome, drejtori i studios 5.5 në Paris, i cili paraprakisht në hapësirat e Muzeut të artit bashkëkohor do të mbajë ligjëratë me temë “Disenji francez përmes shembullit të studios së njohur disenjuese”.

Ligjërata është hapur për opinion dhe për të është siguruar përkthim. Antoni Lebose, i cili është mysafir nderi i ngjarjes, sot në Qendrën për inovacione dhe disenj “Dhoma Publike” do të mbajë edhe takim profesionist me disenjerë të Maqedonisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU