EKONOMIA ME NJËRËN KËMBË NË RECESION, MAQEDONIA E VARUR NGA HUAMARRJA

501
0
SHPËRNDAJE

Dy muaj me radhë ka rënie të prodhimit industrial, ulje të vlerës së eksportit, vonim të pagesave të pagave mujore në sektorin privat , zvogëlim të investimeve kapitale si dhe është vonuar pagesa e subvencioneve.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse zgjatet kriza edhe në periudhën që vjen, jo vetëm që ekonomia do të hyjë ne recesion, por gjithashtu edhe firmat do të detyrohen ta reduktojnë numrin e të punësuarve.

Gropën në arkën e shtetit, Qeveria vazhdon ta mbush nëpërmjet huamarrjes, si nga bankat komerciale vendore po ashtu dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare. Me strategji fiskale dhe propozim për një lloj reduktimi të deficiteve buxhetore, Qeveria në njëfarë mënyre e ka pranuar publikisht nivelin shqetësues të borxhit shtetëror, thotë profesori Marjan Petreski.

“Kur ulet deficiti buxhetor, gjithnjë goditen investimet kapitale, ndërsa këta janë kyçe kur ndodhemi në situatë në të cilën kemi ngecje të sektorit të biznesit privat dhe vendor.  Këtu do të përmendja projekte nga fusha e infrastrukturës, jo vetëm në atë rrugore por edhe në atë  hekurudhore. Duhet investime në shëndetësi dhe arsim, pra në kapacitete produktive”, tha Marjan Petreski, profesor universitar.

Gjendja reale e ekonomisë së Maqedonisë u theksua edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor. Përveç asaj që Maqedonia ka marrë parashikime më të ulëta sa i takon rritjes ekonomike krahasuar me vendet e rajonit, Banka Botërore ka vërejtur edhe përkeqësime në efikasitetin e kapitalit njerëzor në tetë vitet e fundit. Në ekonomi ka rënie të produktivitetit, ndërsa shqetësim më të madh edhe për dukurinë e plakjes së popullatës dhe uljes së shkallës së popullatës aktive, sidomos të të rinjve.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU