EDHE PAS NJË MUAJI, ASNJË NDRYSHIM, PROTESTA E DYTË E PRINDËRVE TË FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA

51
0
SHPËRNDAJE

Suaret Alishan, është pjesë e iniciativës qytetare ‘5  minuta deri më 12’, që angazhohet për të drejtat e  fëmijëve me nevoja të veçanta. Që nga lindja, Alishan është pothuajse i verbër, ndërsa është rritur si jetim në një jetimore. Nëna e tij ka pasur dëmtim të plotë të shikimit, andaj nuk ka mundur të kujdesej për të. Ai shprehet se është i sigurt se do të përmirësohen kushtet për të gjithë personat me nevoja të veçanta.

“Besojmë se në bashkëpunim me qeverinë lokale dhe atë qendrore, do të formojmë grupe pune. Së bashku do t’i harmonizojmë ligjet për një sërë mungesash të cilat janë pengesë për një jetë më të mirë të kësaj kategorie të fëmijëve. Si organizatë, duam të tregojmë që vendi i gjithkujt është i njëjtë nën diell. Të shurdhrit duan ta mposhtin qetësinë, të verbrit – errësirën, le t’ua mundësojmë këtë ëndërr”, tha Suaret Alishan, Iniciativa qytetare “5 deri më 12”.

Suzana Stojanovska nga kjo iniciativë, deklaroi se në këtë protestë do të kenë mbështetje të madhe. Siç thotë ajo, është parashikuar që të organizohen punëtori dhe ngjarje sportive.

“Këtë vikend përsëri do të jemi në tenda para Kuvendit. Këtë herë, në një numër më të madh, me agjendë për tërë ditën dhe aktivitete për fëmijët me nevoja të veçanta. Edhe një herë, do t’u bëjmë thirrje institucioneve kompetente, që të vijnë të na shohin, neve, por edhe fëmijët tanë”, tha Suzana Stojanovska, Prind.

Deri më tani, në mbështetje të iniciativës 5 minuta deri më 12, janë mbledhur mbi 30 mijë nënshkrime. Ata po përgatitin ndryshime të ligjeve dhe akteve, me shpresë se do të përmirësohet jeta e njerëzve dhe e fëmijëve me nevoja të veçanta. Gjatës kohës së protestës së parë, përfaqësuesit e shoqatës Rritje dhe Zemra të bashkuara, kishin takim me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe të disa institucioneve. Megjithatë, këto takime nuk rezultuan me ndryshime konkrete.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU