EDHE NË FUSHATË – HUAMARRJE TË REJA, DERI NË FUND TË VITIT DUHET TË KTHEHEN 160 MILIONË EURO

1152
0
SHPËRNDAJE

Qeveria deri në zgjedhje duhet të kthej gjithsej 124.6 milion euro, kurse deri në fund të vitit 160.5 milion euro. Këto borxhe të krijuara (dospeani) janë vetëm nga letrat me vlerë në planin e brendshëm.

Në mënyrë plotësuese, Qeveria vendosi që shuma maksimale e huamarrjes së re prej kreditorëve vendor për vitin e ardhshëm të jetë më shumë se 138 milion eurove.

Profesori universitar për çështje ekonomike,  Abdulmenaf Bexheti thotë se vazhdon praktikën e marrjes së borxheve të reja për të shlyer borxhet e vjetra. Sipas tij, askush nuk e dinë se sa borxhe të vjetra ka dhe sa borxhe të reja po krijon qeveria.

“Problemi është se qeveria merr borxh edhe gjatë fushatës për të shlyer borxhin paraprak, por askush nuk e di dhe kjo e para është publike. Dhe askush nuk e di tjetrën, se sa borxhe tjera krijon qeveria në kontraktimet e reja, në punë të reja, në angazhime të reja, pa e ditur ne, sepse nuk janë të gjitha borxhet të evidentuara dhe kjo është problemi”, u shpreh Abdulmenaf Bexheti, Analist Ekonomik.

Ministri i financave, Kiril Minoski thekoi se sot është shlyer kredi prej 130 milion eurove ndaj institucioneve financiare “Siti Bank” dhe “Dojçe Bank”, me çka sipas tij, borxhi publik është zvogëluar për 1,4 %.

“Ashtu si kanë qenë të informuara mediat, borxhi publik është zvogëluar për 1,4 për qind nga mjetet që i kemi siguruar nga euroobligacioni, dhe janë kthyer 130 milion euro obligime në bazë të kredisë nga Siti Bank dhe Dojçe Bank. Si Qeveri edhe një herë tregojmë se punojmë në mënyrë të përgjegjshme në pjesën e financave dhe borxhit publik”, tha Kiril Minoski, Ministër i Financave.

Kredia në fjalë nga këto dy banka, siç shpjeguan nga Ministria e Financave, është marrë para 5 viteve, kurse është e  garantuar nga Banka Botërore. Mjetet për këtë pagesë janë siguruar nga euroobligacioni që është emituar në korrik të këtij viti. Sipas Bankës Popullore, borxhi publik ka arritur  50,6 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, apo në rreth 4, 7 miliardë euro. Guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov në fillim të këtij muaji deklaroi se duhet të bëhet një konsolidim fiskal dhe stabilizim të borxhit publik.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU