DIHET IDENTITETI I SULMUESIT NGA SHANZELIZE

357
0
SHPËRNDAJE

Kryerësi i sulmit të mbrëmshëm mbi rrugën parisiene Shanzelize është identifikuar si 39-të vjeçari Karim Sherufi, i cili ka jetuar në Livri-Gargan në Sen San Deni në rajonin parisien, njoftoi gazeta parisiene “Le Mond”.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, policia franceze ka arrestuar tre të afërm të kryerësit të sulmit, gjatë të cilit u vra një polic. Të tre kanë qenë pjesë nga qarku në të cilin ka qarkulluar vrasësi, i cili u qëllua nga policia e Fushave të Eliseut. Të arrestuarit gjendeshin në banesën në të cilën policia mbrëmë ka kryer bastisje menjëherë pas sulmit.

Përgjegjësinë për sulmin zyrtarisht e mori grupi Shteti Islamik (SHI).

Mediat franceze pohojnë se Karim Sherufi që paraprakisht ka qenë i njohur për shërbimet policore, si person i cili ka manifestuar dhunë ndaj policisë.

Karim Sherufi në vitin 2003 ka pasur aksident trafiku me një automobil të vjedhur në Rusai en Bri Sen e Marn, kur është përplasur me automobil tjetër në të cilin gjendej një polic dhe vëllai i tij më ri. Sherufi ka filluar të ikë me automobil, pas çka polici ka nisur pas tij. Kur automjeti i policit është afruar pranë automobilit, Sherufi ka gjuajtur drejt tij dhe e ka plagosur policin dhe vëllain e tij. Edhe pse menjëherë pas kësaj ka ikur, Sherufi është arrestuar dhe i është caktuar paraburgim.

Pas këtyre incidenteve ai vitin e njëjtë është dënuar për tentim për vrasje me 20 vjet burg, por pas ankesës, në vitin 2005 dënimi i është zvogëluar më 15 vjet. Pas vuajtjes së dënimit, i cili ndërkohë i është shkurtuar, Sherufi ka filluar të shesë rroba në tregun Shele se e Marin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU