DEBATI NË “CLICK PLUS” – PUSHTET ME AMBICIE, POR ME NJË OPOZITË TË VËSHTIRË?

420
0
SHPËRNDAJE

Me debllokimin e procesit për formim të qeverisë së re, filloi të shfryhet një balonë e madhe propagandistike që në vazhdimësi mbillte frikë – konsideron profesori Gjorgji Spasov, i ftuar në emisionin TV21.

“Erdhëm në një situatë ku për 11 vjet, në Maqedoni të sundojë vetëm një person. Në politikë ai sillej si një despot oriental, duke zbatuar të gjitha metodat despotike të sundimit, si një kumarxhi i pirë që huazonte para përherë kur kishte nevojë dhe paraqitej si një milioner ekscentrik duke harxhuar para për do farë përmendoresh dhe fasadash barok”, tha Gjorgji Spasov, Analist.

Por, që vendi t’i kthehet normalitetit dhe rrugës drejt integrimeve euro-atlantike, do të nevojitet një opozitë konstruktive, gjë që për momentin ekzistojnë dyshime.

“Ata do të shohin se si ta bllokojnë procesin, sepse në parti ende shprehen se kjo gjë nuk ka përfunduar. Nikolla Guevski, partinë do ta përdorë si mburojë të fundit që të bëjë tregti për amnistinë e tij”, u shpreh Lubço Aleksovski, FRODEM.

Analisti Ismet Ramadani shprehet se, në rrethanat të këtilla, që vendit t’i ofrohet mbështetje, nuk përjashtohet mundësia që Maqedonia shumë shpejtë të ketë ftesë për anëtarësim në NATO.

“Meqë merrem me çështjen e integrimeve euro-atlantike, sipas informacione që kam, ekzistojnë informacione të besueshme se shumë shpejtë, Maqedonia mund të ketë ftesë për anëtarësim në NATO”, tha Analisti, Ismet Ramadani.

Me një konstatim të këtillë pajtohet edhe analisti Lubço Petkovski nga qendra për studime strategjike “Eurothink”.

“Ka zëra që thonë se Greqisë mund t’i bëhet trysni për të lejuar fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe të na lejojnë hyrje në NATO nën referencën e përkohshme. Një gjë e tillë sinjalizohet edhe nga shkrimet në mediat greke. Dëshiroj të besoj se diçka do të ndryshohet”, tha Lubço Petkovski, Analist.

Të ftuarit në emisionin Klik Plus u pajtuan se sugjerimi i kryetarit të shtetit për amnistimin e sulmuesve në Kuvend më 27 prill nuk do të kalojë, gjegjësisht, incidenti do të duhet të zbardhet plotësisht përmes institucioneve përgjegjëse të sistemit.

 

Përgatiti: Biljana Georgievska

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU