DEBAT PËR BUXHETIN EDHE NË FUNDJAVË, OPOZITA KËRKON PARA, PUSHTETI NUK JEP

1168
0
SHPËRNDAJE

As VMRO-DPMNE-ja dhe as Ministria e Financa s’kanë ndjesi për problemet e qytetarëve të komunës së Jegunovcës, sepse kërkesa për 60 milionë denarë për shtratin e lumit Vardar s’është asgjë në krahasim me pasojat nga përmbytjet në Shkup dhe në Tetovë, akuzoi deputeti i LSDM-së Stojko Paunovski në komisionin parlamentar për financim dhe buxhet ku edhe sot vazhdoi diskutimi për buxhetin e vitit 2017. Paunovski kërkoi para edhe për ndërtimin e deponisë regjionale për rajonin e Pollogut, por propozimi i tij nuk u pranua.

“Sikur të kishit ndarë të paktën nga 500.000 euro në këto vite që jeni në pushtet, sot do të kishit mundësi të lavdëroheshit se keni bërë një vepër që do të mbetet për gjeneratat e ardhshme, ndërsa popullata në atë rajon nuk do të kishte frikë se do të përmbyten pas çdo reshje shiu”, u shpreh Stojko Paunovski, nga LSDM.

Ndaj kësaj replikoi Svetllana Karapetrova nga VMRO-DPMNE e cila akuzoi se LSDM-ja shkakton huti tek qytetarët dhe se të gjitha akuzat kundër pushteti janë populizëm.

“Unë do të mbështetem në argumente të cilat Paunovski i di por që ndoshta nuk do t’i pranojë. Janë ndarë 1 milion denarë nga Ministria e ambientit jetësor për një projekt të Fakultetit të makinerisë, me të cilin intensivisht po punohet në terren për pastrimin e shtratit të lumit Vardar dhe të ndihmohet që të mos përsëritet ajo situatë e pakëndshme që ndodhi para 4 apo 5 vitesh”, tha Svetllana Karapetrova, nga VMRO-DPMNE.

Bekim Fazliu nga PDSH kërkoi ndarje të parave nga buxheti për të investuar në zhvillimin e kompleksit turistik të Matkës si dhe për ndërtimin e zonës ekonomike tek qarkorja në komunën e Likovës.

Me projektbuxhetin për vitin 2017, qeveria planifikon të ardhura prej 187.6 miliardë denarësh, që janë për 7.6 % më shumë në krahasim me vitin 2016. Shpenzimet janë planifikuar të jenë 206.22 miliardë denarë që janë për 4.5% më shumë në krahasim me këtë vit. Deficiti buxhet është parashikuar të jetë 3% nga bruto prodhimi vendor ose 18.6 miliardë denarë.

Gazetare: Iskra Opetçeska

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU