ÇIKAGO BULLS NUK NDALET, TRE NDESHJE, TRE FITORE

613
0
SHPËRNDAJE

Sot janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit, NBA, ku tre fitore kanë shënuar ekipet vendase, ndërsa vetëm një ekipi mysafir.

Fitore si mysafir ka shënuar Çikago Bulls, i cili triumfoi kundër Bruklin Nets me diferencë prej 30 pikëve, përkatësisht 118:88.

Xhimi Batler udhëhoqi Bullsat drejt fitores së re në kampionatin e NBA-së me 22 pikë dhe 6 kërcime, Gibson realizoi ‘double-double’ me 14 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Duejn Uejd shtoi 12 pikë, 4 asistime dhe 3 kërcime.

Nga ana tjetër, Bogdanoviç kishte 15 pikë dhe 3 kërcime, ndërsa Lin 14 pikë dhe 4 asistime.

Kujtojmë se Bullsat kanë një start fantastik duke shënuar tre fitore në po aq ndeshje, ndërsa Netsat kanë vetëm një fitore dhe tre humbje.

Rezultatet e tjera:

Atlanta 106-95 Sakramento

Toronto 108-105 Denver

L.A. Klipers 116-88 Feniks.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU