BUXHET PËR VITIN 2017, PARA OSE PAS ZGJEDHJEVE?

695
0
SHPËRNDAJE

Në kushtet e Qeverisë teknike edhe buxheti duhet të jetë teknik, konsiderojnë disa ekspertë.

Sipas profesorit universitar Vanço Uzunov, buxheti duhet ta marrë  legjitimitetin nga qeveria e re, e deri atëherë mund të përdoret financim i përkohshëm, i cili arrin një të dymbëdhjetën e buxhetit të parashikuar dhe i cili është i mjaftueshëm për t’i mbuluar shpenzimet themelore të shfrytëzuesve të buxhetit. Uzunov konsideron se nëse pushteti e miraton buxhetin për vitin 2017 para zgjedhjeve, ai do të përdoret për fushata.

 

“Kjo do të thotë se vitin e ardhshëm në tre muajt e parë do të shpenzohet shuma e njëjtë sikur vitin e kaluar. Për atë periudhë, të gjitha shpenzimet, pagat, pensionet, transferet sociale do të projektohen si këtë vit. Pastaj, kur do të miratohet buxheti, të gjitha këto të holla do të hyjnë në nivel vjetor. Prandaj, konsideroj se nuk ka rrezik, se në rast se nuk miratohet buxheti, qytetarët të mbeten pa para”, u shpreh Vanço Uzunov, Profesor Universitar.

Nga ana tjetër, profesori Neritan Turkeshi konsideron se buxheti për vitin 2017 duhet të votohet para se të shpërbëhet Kuvendi. Nuk duhet të ketë ngecje në funksionimin e institucioneve dhe për këtë arsye duhet të caktohen mjetet që do t’i kenë në dispozicion, konsideron Turkeshi.

 

Për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, informoi zëvendësministri Kire Naumov, edhe pse nga Ministria e Financave nuk e konfirmuan këtë informatë. Ndryshe, për miratimin e buxhetit të rregullt nevojiten rreth 30 ditë, ndërsa debati mund të shtyhet në qoftë se deputetët dorëzojnë amendamente. Kjo e lë të hapur dilemën, se a mund të përsëritet skenari i ashtuquajturës “E hëna e zezë”, nga viti 2012, kur pushteti pa praninë e opozitës dhe gazetarët e votoi buxhetin për vitin e ardhshëm. Pas këtij rasti, pasuan shumë incidente brenda dhe jashtë  Kuvendit. Deri në shpërbërjen e Kuvendit, mbetet një muaj, që do të thotë se në qoftë se pushteti planifikon ta miratojë buxhetin, atëherë buxheti i propozuar javën e ardhshme do të jetë para deputetëve.

Përgatiti: Gabriella D.Mishevska

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU