Botërori i hendbollit: Kosova – medaljen e bronztë

303
0
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, ka mposhtur Urugain, me rezultat 28-16, në sfidën për pozitën e tretë në kuadër të Botërorit për shtetet në zhvillim që po zhvillohet në vendin tonë.

Kosova pas disfatës së mbrëmshme kundër Ishujt Faroe, në përballje me Urugain është treguar ekip më i mirë, duke e fituar ndeshjen dhe siguroi pozitën e tretë në këtë ngjarje sportive që për herë të parë luhet në Kosovë.

Hendbollistët e përfaqësues sonë, gjatë terë lojës kanë qenë më të mirë se mysafirët. Kosova pjesën e parë e mbyll shtate gola epërsi (15-8), transmeton kp.

Skuadra jonë edhe në pjesën e dytë ishte më e mirë dhe në fund e fitoj ndeshjen me rezultat 28-16.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU