BORXHI PUBLIK NË RRITJE, ISH MINSITRAT E FINANCAVE: “BORXHI ËSHTË MË I LARTË NGA QË PUBLIKOHET”

1764
0
SHPËRNDAJE

Maqedonia ka probleme me shumën e borxhin publik dhe se është shqetësues fakti se borxhi është edhe më i lartë nga ai që e thonë institucionet e shtetit, vlerësojnë ish ministrat e financave në qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Ish ministri i financave Xhevdet Hajredini fajin për thellimin e vendit në borxh e hedh te partitë në pushtet duke theksuar se ata kanë marr borxh për projekte jo profitabile.

“Mjetet që janë marrë me të cilat Maqedonia ka hyrë në borxh deri ku është tash, ne nuk e dimë nivelin për shkak se nuk është 50 përqind sa thonë institucionet e Maqedonisë, statistika, Ministria e Financave, Banka Popullore. Borxhi fshehët. Borxhi i Maqedonisë nuk mund të jetë më pak se 60-70 përqind por për këtë sa është borxhi do ta shohim kur kjo qeveri nuk do të jetë në pushtet si ka qenë deri tash, për shkak se kjo qeveri edhe kreditë që i ka marrë nga jashtë nuk i ka harxhuar për rritjen e bruto produktit shoqëror por i ka harxhuar për destinacione të cilat nuk japin fitim’’, u shpreh Xhevdet Hajredini, ish Ministër i Financave.

Ish min istri i financave, Nikolla Popovski theksoi se borxhi publik duhet të merret me seriozitet të lartë dhe të ndërpritet menjëherë pasi që do të sjellë pasoja të mëdha për vendin.

“Maqedonia nuk është vend që mund të ballafaqohet me borxhe të larta publike. Ne tani me mbi 50 përqind do të hyjmë në grupin e vendeve me borxh të lartë. Kjo tendencë e rritjes së borxhit publik patjetër të ndërprehet, por në qoftë se nuk ndërprehet do të na duket fundi shpejt në qoftë se jo për 2-3 vite, për 5-6 ose 7 po. Do të thotë se me do e mos të ndërprehet. Sa më herët e kuptojmë atë aq më mirë’’, tha Nikolla Popovski, ish Ministër i Financave.

Për thellimin e borxhit publik foli edhe ish ministri i financave Petar Goshev. Ai vlerëson se çdo marrje e kredisë më tutje do të jetë me normë interesi më i lartë të kamatës dhe shpenzime më të mëdha.

“Këtë vit vetëm për kamatë qeveria duhet të paguaj 138 milionë euro, vitin e ardhshëm të borxhit të tanishëm duhet të paguaj kamatë rreth 155 milionë euro. Në vitin 2019 duhet të paguaj mbi 173 milionë euro kamatë duke supozuar se nuk do të marrë borxhe të reja të këtyre kredive. D.M.TH borxhi bëhet i rëndë e më i rëndë për RM-në dhe ai nuk i ndihmon zhvillimit ekonomik të saj. Unë nuk besoj se borxhi është më pak se 55 përqind dhe se kjo shifër po afrohet në 60 përqind’’, tha Petar Goshev, ish Ministër i Financave.

Ish ministrat e financave vlerësojnë se të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk duhen të jenë të ngarkuara me shifrën mbi 60 përqind të borxhit publik dhe se sipas tyre për Maqedoninë kjo do të jetë një kriter plus në suaza të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Ndërkohë, LSDM sot përmes një komunikate akuzoi ministrin për financa, Kiril Minoski se vitin e kaluar i ka futur në borxh qytetarët për 484 milionë euro apo nga 40 milionë euro çdo muaj. Sipas LSDM-së me paratë nga borxhi mundeshe të ndërtoheshin 133 kopshte ose hidrocentralet ‘’Çerben’’ dhe ‘’Galishte’’ me çka Maqedonia nuk do të vareshe nga importi i shtrenjtë i rrymës. Ndërkohë reagoi menjëherë VMRO-DPMNE duke u përgjigjur se Maqedonia është vend që me vite përshëndetet nga ana e institucioneve financiare ndërkombëtare për menaxhimin e suksesshëm të borxhit publik dhe shtetëror. Sipas VMRO-DPMNE-së çdo kush mund të shoh se çfarë është ndërtuar dhe është bërë për qytetarët.

Në ueb faqen borxhipublik.mk e bazuar në të dhënat e Ministrisë së financave dhe Entit shtetëror statistikorë për momentin borxhi publik arrin shifrën 4,9 miliardë eurove, që nënkupton 52.4 përqind të Bruto Prodhimit Vendor.

Përgatiti: Armend Murseli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU