“BIZNES PA POLITIKË”, BASHKËPUNIMI EKONOMIK TURQI-MAQEDONI

688
0
SHPËRNDAJE

“Nuk kemi ardhur për politik, por për biznes. Si përfaqësues të dy vendeve të afërta, kemi ardhur për zhvillim të bashkëpunimit”, tha Emre Ilalan, Oda Ekonomike e Izmirit.

Kështu foli Emre Ilalan, kreu i Odës Ekonomike të Izmirit që sot kishte ardhur në Shkup  me një grup biznesmenësh për të zhvilluar bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik.

Ai vlerëson se pas referendumit në Turqi që i mundësoi pushtet më të gjerë presidentit, do të ketë përforcim të relacioneve tregtare mes dy vendeve, ndërsa nuk deshti të flas për zhvillimet aktuale në Maqedoni.

Marija Tomevska nga Oda Ekonomike Maqedoni – Turqi theksoi se ka sinjale pozitive për rritjen e trendit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Në periudhën e kaluar këto dy vende kanë lidhje të rëndësishme strategjike. Shkëmbimi tregtar është në nivel të lartë dhe është 450 milion euro, por vlerësoj se me lidhjet shtesë të cilat do t’i bëjmë me Odën ekonomike nga Izmiri dhe me Odat tjera nga Turqia do ta rrisim shkëmbimin tregtar mes Maqedonisë dhe Turqisë dhe do të rrisim numrin e investitorëve të huaj nga ana e Republikës së Turqisë”, tha Tomeska.

Nga ky takim nuk mungoi edhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në sferën e teknologjisë informatike dhe shëndetësisë, me ç’rast 20 kompani turke nga Izmiri janë të interesuara të investojnë në Maqedoni.

Përgatiti: Armend Murseli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU