AS GRUEVSKI E AS ZAEV NUK KONFIRMOJNË TAKIMIN, POR SHETITEN NË KUVEND

309
0
SHPËRNDAJE

Karriget e liderëve të dy partive më të mëdha, mbetën boshe tërë ditën. Por pas pauzës së drekës, në kuvend u përhapën zëra se shefat e mëdhenj, Nikola Gruevski dhe Zoran Zaev do të vijnë në kuvend.

I pari nga dy liderët, që shkeli në parlament ishte social-demokrati Zoran Zaev. Hyri nga dera të cilën kuvendi ua ka lënë gazetarëve.

Qëndroi 20 minuta brenda kuvendit, por ulësja e rezervuae për të mbeti boshe, sepse lideri I social-demokratëve nuk shkoi në parlament për t’iu bashkuar deputetëve në seancë. Kur doli, e pyetëm pse shkoi, dhe a ka gjasa që të ketë shkuar për një takim eventual me liderin tjetër Nikola Gruevski.

Në Kuvend po ashtu gjendej edhe Nikola Gruevski. Lideri I VMRO-DPMNE-së, nuk u shfaq para kamerave të medieve. Por ekipi jonë e xhiroi atë pak minuta pasi nga kuvendi u largua Zoran Zaev.

Doli siç edhe hyri, nga dera kryesore e kuvendit. Makina e priti dhe e mori. Edhe makina e Gruevskit, ndoqi rrugën kah shkoi Zaev. Por, në komunikacion sikur bëri një shkelje.

Dhe kjo disi nevrikosi makinat e tjera që prisnin para tij në semafor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU