Analistët: Partitë pa kulturë biseduese, shtyrja e afateve dëmton imazhin e vendit

448
0
SHPËRNDAJE

Afati kohor për prurjen e kodit zgjedhore nga marrëveshja e Përzhinos ishte 6 Tetori, por kjo shtyu datën pasi që në Kuvend u dorëzua, dhe më vonë  i tërhequr propozim – ligji për mos publikimin e bombave. Përfaqësuesit e Bashkësia ndërkombëtare  në vend, sot bërën  thirrje që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje në vend. Delegacioni i EU dhe Ambasada e SHBA-së ndërmjet një deklarate të përbashkët, bërën thirrje deri te liderët e katër  partive politike të arrijnë pajtueshmëri që sot, duke marrë parasysh afrimin e datës së zgjedhjeve të Prillit. Tejkalimi i afatit kohor e arritur në marrëveshje, sipas analistëve është edhe një tregues për jo seriozitetin nga ana e partive politike.

Sipas analistit Ibrahim Memeti, këto lojëra “nxehtë-ftohtë” do të vazhdojnë edhe gjatë bisedimeve, dhe kjo lojë i përgjigjet qeverisë, në mënyrë që e defokusojnë publikun dhe mundësojnë partitë qeverisëse ta rrisin rejtingun e tyre politik. “Partitë tona së pari nuk kanë kulturë negociuese, e dyta është se nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromise dhe lëshime si pjesë e bisedave për një zgjidhje të përbashkët. Pika e tretë është se, duke qenë se këto biseda zhvillohen me mbikëqyrjen ose me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të faktorit ndërkombëtar, partitë përpiqen që të marrin maksimumin, duke mos mbajtur llogari për rrjedhën e drejtë ose për përfundimin e zgjedhjeve në kohë, dhe kjo përgjegjësi për rrjedhën e zgjedhjeve i lihet faktorit ndërkombëtar ose ndërmjetësuesve në këto biseda.  Kjo kuptohet se është joserioze dhe e dëmton imazhin e Maqedonisë dhe imazhin e klasës politike, sepse në këtë mënyrë dëshmohet jogatishmëria e tyre që të paraqiten si subjekte serioze të cilat duhet ta udhëheqin një shtet”, vlerëson Mehmeti.

Profesori universitar Jove Kekenovski, mendon se bashkësia ndërkombëtare ka përfituar përvojë të mjaftueshme me politikanët tanë gjatë kohës së bisedimeve të gjata të marsit dhe këtë herë nuk do të lejojë bisedat të mbarojnë në qorrsokak. “Shpresoj se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta përsërisë gabimin e njëjtë si në muajin mars, kur marrëveshja ishte shpallur si letër tualeti. Por, bashkësia ndërkombëtare deri më tani u tregua si e patundur në qëndrimet e veta dhe nuk bën lëshime. Shpresoj se këtë herë do të “shtërngojë”, që anët biseduese të vetëdijesohen dhe, gjatë ditës së nesërme, me së voni deri më orët e hershme të mëngjesit  të gjejnë zghedhje, dhe me këtë të respektojnë marrëveshjen”, thekson Kekenovski.

Sipas marrëveshjes e Përzhinos, pika e parë për miratimin e ligjit për Prokuror Special ishte e respektuar brenda afatit kohor. Dy ditë vonohet kompromisi rreth sjelljes së kodit zgjedhor, dhe afati i ardhshëm kohor është 15 Tetor, kur duhet të arrihet marrëveshja pakëti i reformave në fushën e mediumeve.

Gabriela Dimkoviq – Miçevska

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU