AKTORËT TË GATSHËM TA KONFIRMOJNË LIDHJEN E TYRE

481
0
SHPËRNDAJE

Zërat për lidhjen e tyre ishin paraqitur që nga viti 2013

Aktorët Jamie Foxx dhe Katie Holmes janë të gatshëm që publikisht të japin lajmin se janë në lidhje.

Për lidhjen e tyre ishin paraqitur zëra që nga viti 2013, por çifti tërë kohën ishte shumë diskret. Edhe pse nuk dihet për çfarë arsyeje kishin mbajtur fshehtë lidhjen e tyre, duket se arsye ishte aktori Tom Cruise, i cili ishte mik i Fox dhe ish-bashkëshort i Katie Holmes, me të cilën ka vajzën Suri.

Pavarësisht arsyes, çifti është përkujdesur që askush të mos i kap së bashku derisa të mos e bëjnë publike lidhjen e tyre.

“Ishte e pamundur t’i fotografoje së bashku. Gjithmonë voziteshin me automobila me xhama të errët dhe përdornin ashensorë sekret. Megjithatë, Katie është e lodhur nga loja e fshehjes”, ka thënë një burim i afërt me çiftin./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU