AKTIVITETE PËR BASHKËPUNIM NDËRETNIK, NXËNËSIT E KUMANOVËS ME KËNGË SHQIPTARE DHE MAQEDONASE

489
0
SHPËRNDAJE

Se gjuha nuk përbën problem për tu argëtuar dhe shoqëruar, kjo u dëshmua edhe sot në një projekt të bashkimit evropian, i cili u realizua në shkolla fillore “Naim Frashëri” dhe “Vuk Karaxhiq”, në Kumanovë. Shfaqja nisi me fjalim në dy gjuhë  shqip dhe maqedonisht, ndërsa nxënësit e paraleleve shqiptare dhe maqedonase luajtën valle popullore. Goran Taleski nga shoqata për aksion të qetë tha se qëllimi i projektit është pikërisht integrimi ndëretnik nëpër shkolla.

“Projekti është për forcim e proceseve e të integrimit ndëretnik nëpër shkolla. Konsideroj se ai proces duhet të jetë më i forcuar sepse është një lloj ulje e problemeve që i kemi për ndarje dhe të gjendet mënyrë mësuesit ti mësojnë fëmijët për komunikim më të madh mes tyre”, tha Goran Taleski, Shoqata për aksion të qetë.

Drejtorët e të dy shkollave theksuan se nxënësit e tyre e ndajnë oborrin bashkë dhe se së bashku me mësuesit bëjnë aktivitete për shoqërimin e fëmijëve mes dy komuniteteve.

“Ne kemi bërë shumë aktivitete të ndryshme me të vetmin qëllim që ti ofrojmë nxënësit më afër por edhe kolektivin e të dy shkollave ta ofrojmë dhe të punojmë punë dhe aktivitete të përbashkëta”, tha Muhamet Zeqiri, Drejtor i Sh.F. Naim Frashëri.

“Ne këtë vit me mbështetje të aksionit të qetë kemi organizuar më shumë aktivitete. Një prej tyre ishte vizitë në Pelincë dhe Liqeni i Likovës dhe kishte aktivitete të ndryshme kreative”, u shpreh Nadica Petrovska, Drejtor i Sh.f. “Vuk Karaxhiq”.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian kurse mysafir ishte euroambasadori Samuel Zhbogar. Ai tha se BE-ja njeh faktin se arsimi dhe trajnimi ka rol vital në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Sipas tij me këtë mund të zhvillohet mirëkuptim mes të rinjve për barazi. Bashkimi Evropian dhe delegacioni i BE-së në Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit financon iniciativa për shoqëritë civile.

 

Përgatiti: Miradie Hasani

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU