A DO LUAJ RONALDO NË SUPER KUPËN E EVROPËS ?

489
0
SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo do të luajë në finalen e Superkupës së Spanjës. Sulmuesi i Reali të Madridit do të jetë titullar në finalen e 13 gushtit në Camp Nou përballë Barcelonës.

Nisur nga ky fakt shuhen dhe zërat që e shihnin atë larg kampionëve të spanjës.

Momentalisht portugezi ndodhet me pushime për shkak të një sezoni të mbingarkuar, por edhe të suksesshëm. Në agjentën e sulmuesit janë parashkuar dhe disa vizite mjekësore, thjeshtë një proces rutine, pasi 32-vjecari gëzon formë të mirë fizike.

Ndërkohë që klubi “Los Blancos” ndodhet në SHBA aty ku dhe po zhvillon fazën përgatitore. Do të ketë një “El Clasicco” në turneun e International Champions Cup.

Drejtuesit e këtij kompeticioni e kishin kërkuar me ngulm një miqësore mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, por Messi përballë nuk do te ketë Ronaldon, pasi ky i fundit është me pushime, dueli mes tyre do të zhvillohet me 13 gusht.

Ndërkohë katër herë fituesit i “Topit të Artë” do të mungojë një tjetër finale, atë të Super Kupës së Europës, përballë Manchester United në Shkup.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU