“Bayerni ende është gjallë”

114
0
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Bayern Munich, Javi Martinez, e ka përjetuar rëndë humbjen kundër Barcelonës.

Barcelona mbrëmë mundi Bayern Munich (3-0), në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Mesfushori spanjoll e pranon se disfata kundër “blaugranave”, është e rëndë, por ai paralajmëron Barcelonën se Bayerni ende është gjallë.

“Humbje e rëndë, por ne jemi ende gjallë”, tha Martinez.

“Ne do të vazhdojmë të rritëm, por ne kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tani më shumë së kurrë”, theksoi ai.

Martinez beson se skuadra e tij ka forcë të përmbys rezultatin e lojës së parë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU