SHBA THELLON EPËRSINË NË RIO 2016, KOSOVA NË MESIN E MË TË MIRËVE

1337
0
SHPËRNDAJE

Lojërat Olimpike RIO 2016, falë medaljes së artë të fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi, Kosova gjendet në mesin e mbi 60 shteteve, të  cilat kanë fituar medalje deri më tani, më saktësisht deri në ditën e tetë të Olimpiadës. Kosova momentalisht rreshtohet në vendin e 33-të, duke lënë prapa shumë shtete që konsiderohen fuqi botërore në sport, por të cilat deri më tani ende nuk kanë fituar asnjë medalje të artë. Aktualisht më së shumti medalje ka fituar SHBA-ja, gjithsej 43, prej tyre 16 të arta, 12 të argjendëta dhe 15 të bronzta. Në vendin e dytë rreshtohet Kina, me 36 medalje, 13 të arta, 9 të argjendëta dhe 14 të bronzta, ndërsa në vendin e tretë është Japonia me 24 medalje, prej tyre 7 të arta, 3 të argjendëta dhe 14 të bronzta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU