A MUND TË NDODH TËRMET NË SHKUP PAS PËRMBYTJEVE TË FUNDIT?

3109
0
SHPËRNDAJE
Pas përmbytjeve në Maqedoni, momentalisht nuk priten që të ndodhin tërmete në vendin tonë. Kështu vlerson geopatologu, Stojan Vellkovski, transmeton Zhurnal. Sipas tij nuk përjashtohet mundësia që nëse përmbytjet vazhdojnë atëherë mund të vij deri tek rrënimi dhe disbalanci i tokës.
“Për ngjarjet e fundit në rajonin e Shkupit, mund të them se bëhet fjalë për një proces lokal dhe nuk besoj se do të ketë çrregullime të mëdha në strukturat më të thella të tokës, mirëpo nëse zgjatë një periudhë më të gjatë, atëherë ka rrezik që të çrregullohen disa procese në brendësin e tokës dhe kështu mund të ketë problem”, ka deklaruar eksperti për çështje të gjeopatologjisë, Stojan Vellkovski.ter
Ndryshe, shqetsimet në Maqedoni për tërmete të mundshme vijnë menjëherë pas përmbytjeve të fundit që ndodhën në Hasanbeg të Shkupit ku bilanci ishte mbi 20 të vdekur.
Me këtë është ngritur alarmi se pas përmbytjeve vallë a mund të ndodh ndonjë termet katastrofal si nëvitin 1963, që ndodhi një vit më vonë nga vërshimet e mëdha që kishin ndodhur në vitin 1962 në Shkup.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU